Tiranë ndërhyrjet bëhen pa studime afatgjata - News, Lajme - Vizion Plus

Vizion Plus TV · 1,016 views
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banoret e Tiranës janë dëshmitarë te ndryshimeve ne kryeqytet por dhe eksperimenteve te vazhdueshme.Mjafton te kthehemi disa vite pas dhe konstatojmë si tjetërsohen projektet.Kështu nëse kohe me pare prioritet ishin korsite e dedikuara për autobusët, sot ne vend te tyre janë rrugët e biçikletave.Kohët e fundit mund te shohësh ne lagje ose ne qytet se trotuari, rruga dytësore, segmenti për makinat nuk e kane me funksionin qe kishin.Projekti i mëparshëm është rrezuar brenda natës, e ne mëngjes përballesh me fadromat.Por a ka studime afatgjata për investimet qe kryhen ne Tirane?Katër vitet e fundit Tirana ka ndryshuar nga qendra ne periferi. Por ky zhvillim, ne disa raste, me shume se fshirja e gjurmëve te drejtuesve te mëparshëm është menaxhim jo i mirë i taksave te qytetareve.